AKTUALITET, 9 Korrik 2020, 16:41

OSHEE e Përmetit kthehet në vatër koronavirusi, punonjësja infekton djalin dhe babain

OSHEE e Përmetit kthehet në vatër koronavirusi, punonjësja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se janë konfirmuar pozitiv për koronavirus tre raste të reja në qytetin e Përmetit.

Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për Covid-19 tri ditë më parë.

Ndërkohë është konfirmuar pozitiv për virusin e ri edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti.

Ditën e sotme u konfirmuan 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve.

Deri më tani në vendin tonë 83 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 3188 janë të infektuar.