AKTUALITET, 9 Korrik 2020, 17:24

FOTO/ Meta pret Thaçin dhe Pacollin: Kaluam disa orë frymëzuese

FOTO/ Meta pret Thaçin dhe Pacollin: Kaluam disa orë frymëzuese

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi si edhe kreun e AKR-së Behgjet Pacolli.

Takimi u zhvillua në Gjirin e Lalzit. Takimi mes tyre ndodh pak ditë para se Hashim Thaçi të paraqitet para prokurorëve të Hagës. Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak javësh.

Në lidhje me takimin reagoi më vonë edhe vetë Presidenti Meta përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese“, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3152144491498469/?type=3