TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.
Madje Vulin ka fyer popullin shqiptar duke iu drejtuar me ‘shiptari’, raporton portali serb ‘telegraf’.
“Shiptari janë trima vetëm kur janë larg Vuçiqit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Vulin.
Ky reagim i Vulinit ka ardhur si pasojë e deklarimeve të kryeparlamentarit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesa e presidentit serb për t’u future në Kosovës. Vulin ka thënë se vizita e Vucicit në Kosovë është për t’I kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon. Kujtojmë që zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se Vucicit i është aprovuar kërkesa për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës./express