TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thomas Strakosha e ka humbur prej disa muajsh vendin e titullarit në formacionin e Lazios me trajnerin Simone Inzaghi që ia ka besuar portën, veteranit Pepe Reina gjatë kësaj periudhe. Vetëm tetë ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka pësuar 14 gola ndërsa në një takim e ka ruajtur portën të paprekur janë shumë pak për një guardian si kuqeziu, i cili ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Lazio, gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye Strakosha ka vendosur të ndërrojë ambient në merkaton e verës, madje edhe Lazio është e gatshme ta shesë Strakoshën për të mos e humbur me parametër zero pas një viti pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.
Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit bardhekaltër, dëshira e portierit shqiptar është të transferohet te Borussia e Dortmundit por me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë në Premier League pasi Strakosha pëlqehet shumë nga drejtuesit e West Ham të cilin po përgatitin një ofertë për kartonin e tij. Hammers të cilët e këkruan dhe në janar kuqeziun vlerësojnë reflekset e shkëlqyera të Strakoshës dhe duke patur parasysh edhe marrëdhëniet e mira që kanë Lotiton pas blerjes së Felipe Anderson do ta bëjnë një tentativë për shqiptarin.
Titullar i West Ham është polaku Fabianski, i cili feston 36-vjetorin në prill.Strakosha është 11 vite më i ri dhe shihet si një investim shumë i mirë, që jep garanci për shumë vite. West Ham, që synon të luajë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, do të përgatisë një ofertë në fund të sezonit për Lazion. West Ham, i famshëm për tifozerinë e zjarrtë, mbetet një opsion tundues për 25-vjeçarin.