AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 19:16

Terrorizoi me armë shokun e tij në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari (EMRAT)

Terrorizoi me armë shokun e tij në Shkodër, arrestohet

Luan Lugaj ka rënë në prangat e Poliicsë, pasi sot në Shkodër ai ka terrorizuar me armë shtetasin Klodian Rroku.

Sipas Policisë, Lugaj ka qëlluar me armë për motive banale Rrokun, i cili ka qenë duke punuar në lavazhin e tij.

“Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Qëllon me armë në drejtim të një shtetasi, kapet autori, në kohë rekord, nga policia e Shkodrës. Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Mesditën e sotme, shtetasi L. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatasit K. Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.

Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale. “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.