AKTUALITET, 24 Janar 2020, 22:55

Haland një “përbindësh”, futet si zëvendësues dhe shënon dy herë në fitoren e Dortmundit

Haland një “përbindësh”, futet si

Dortmundi ka shkatërruar me shifrat 5-1 Këlnin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesligë.

Ishte Guerreiro që shënoi që në minutën e 1 për verdhezinjtë, ndërsa në minutën e 29’, Rojs shënoi golin e dytë për ekipin e tij, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Sanço realizoi që në minutën e 48’, duke i dhënë avantazhin e 3-fishtë vendasve.

Haland konfirmoi edhe një herë formën e mirë që po kalon, teksa realizoi dy herë në minutat 77’ dhe 87’, pasi ishte aktivizuar në minutën e 65’.

Për miqtë realizoi Uth, por goli i tij nuk kishte shumë vlerë. Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve.