TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në televizionin kombëtar Top Channel, shfaqet ditëve të diela, një personazh i cili bën deklarata jo vetëm "të habitshme", siç i quan televizioni, por thellësisht të dëmshme për shëndetin publik.
Bëhet fjalë për Alfred Cakon, i cili përhap teori konspirative dhe dezinformon në një nivel të frikshëm dhe kriminal.
Ai ka bërë deklarata nga më absurdet, lidhur me rrezikun që sipas tij, mbart vaksina anti-Covid, duke inkurajuar qytetarët ta refuzojnë atë. Deklaratat e Cakos, përhapin panik, vënë në rrezik jetë njerëzish dhe vështirësojnë tej mase edhe punën e autoriteteve shëndetësore.
Në kushte normale, ky personazh dhe deklaratat e tij të pavërteta, mund të anashkaloheshin, por në mes të një pandemia, që po shkakton dhjetëra viktima çdo ditë në vendin tonë, prania e një personazhi të tillë, që përhap me qëllim dezinformim në një televizion kombëtar me audiencë të lartë, është alarmante.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Facebook vendosi se do të fshijë teoritë konspirative dhe deklaratat e rreme lidhur me vaksinën dhe efikasitetin e saj, në këtë platformë.
"Kjo do të përfshijë pretendime të rreme lidhur me sigurinë, efikasitetin, përbërësit apo efektet anësore të vaksinës. Përshembull, ne do të fshijmë pretendime të rreme se vaksina e Covid-19, përmban mikroçip, apo çdo gjë tjetër e cila nuk përfshihet në listën zyrtare të përbërësve të vaksinës", thuhet në njoftimin e Facebook.
Arsyeja përse Facebook ka vendosur të ndërmarrë këtë akt, lidhet me faktin se në kushtet e një pandemia, dezinformimi i tillë mund të sjellë "dëme fizike të menjëhershme".
Në Shqipëri, personazhe si Alfred Cako, jo vetëm që përhapin deklarata të rreme dhe të rrezikshme për shëndetin publik, por kanë gjetur vend në një televizion me audiencë të lartë, duke arritur në një numër të lartë ndjekësish dhe për rrjedhojë, duke e bërë rrezikun e këtyre deklaratave edhe më të madh.
/TPZ.al/
Ja disa nga dezinformimet e qëllimshme të këtij personazhi:
