TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se avokati i tij personal, Rudy Giuliani, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Bëhu mirë më shpejt Rudy, ne do të vazhdojmë!”, shkruan ai.
Giuliani ka udhëhequr sfidat ligjore të fushatës Trump për rezultatet e zgjedhjeve 2020, dhe është personi i fundit në rrethin e ngushtë të presidentit që është infektuar.
Presidenti dhe ekipi i tij janë kritikuar për shmangien e udhëzimeve të sigurisë. Trump kaloi COVID-19 në muajin Tetor.
Gati 14.6 milion njerëz janë infektuar me Covid-19 në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe 281,234 njerëz kanë vdekur, shifrat më të larta se në çdo vend tjetër në botë.