TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Fierit ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më 30 dhjetor në fshatin Dukas, Patos ku dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari, i cili arriti t’i shpëtonte atentatit.
Dy autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia me akuzën për “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” .
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi Agron Hoxha, 60 vjeç se dy persona kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve A. G., 34 vjeç dhe V. L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.
Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit Agron Hoxha, banues në Patos.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.
“Balkan Web” raporton se 60-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer kohë më parë, rreth viteve ’90.
Ai kishte kryer disa vite burg dhe kishte fituar lirinë duke mos qenë dhe autori kryesor i krimit.
Po kështu mësohet se dy të ndaluarit sot nga policia janë të afërm të personit që ka vdekur vite me parë. Sipas burimeve nga policia, ata kanë dashur të marrin hak duke i bërë atentat 60-vjeçarit.