TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merkatoja e janarit në Itali priutet të jetë e nxehtë duke qenë se skuadrat kanë përpiluar lista me emra të shumtë që mund të afrohen në këtë afat kalimtar.
Në këtë mënyrë, Milani zyrtarizoi Ibrahimoviçin, ndërkohë që radhën për të hyrë në merkato e kishte Juventusi duke marrë Kulusevskin. Ndërkohë, Interi po pret Vidal pasi objektivi suedez që kishte, përfundoi te bardhezinjtë.
Fabio Kapelo ka analizuar merkaton e klubeve deri më tani dhe është i bindur se me ardhjen e Vidal në Milano, Interi do të rivalizojë për titull.
Sa i përket afrimit të Ibrahimoviç, Kapelo shton se duhen bërë afrime edhe në repartin e mbrojtjes sepse aty është problemi kryesor.
“Juventusi të ketë kujdes sepse me ardhjen e Vidal, Interi do të jetë për titull. Kiliani ka kualitet dhe mund të rivalizojë me Juventusin. Kulusevski është goditje dhe i them bravo Paratiçit. Ibrahimoviç? Mund të jetë i nevojshëm për Milanin por nuk përfundon këtu merkatoja. Nuk zgjidhen problemet sepse duhen ndërhyrje edhe në mbrojtje”, tha Kapelo.