TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka arrestuar kryeplakun e fshatit Lybeshë në Skrapar me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kanë denoncuar një 32-vjeçar, i cili kultivonte lëndë narkotike.
Ndërkohë që 32 vjeçari me inicialet D.SH është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike.
“Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi.
Identifikohet autori i dyshuar, një 32 vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij. Shërbimet e Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
– S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, thekson Policia e Shtetit.