TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Mekollarit i janë vënë prangat nga policia për shkak se ditën e djeshme pas një konflikti ka tentuar që të shtypë me makinë një çift bashkëshortësh në zonën e Yzberishtit.
Abc News raporton se, 39-vjeçari i arrestuar rezulton se është një emër i njohur për policinë e shtetit.
Ai në vitin 2018 mësohet se u kap me drogë dhe me armë. 39-vjeçari Taulant Mekollari, në atë kohë 26 vjeç, është ndaluar nga policia e Çorovodës për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ai është kapur i fshehur në një banesë në Tiranë, tek të afërmit e tij gjatë operacionit “kushëriri”.
Por si ndodhi ngjarja në Tiranë?
Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. Taulant Mekollari 39-vjeç po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij. S
apo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M.
G.M dhe bashkëshortja e tij.
Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Taultan Mekollari.
Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Taultan Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin.
Pas konfliktit, shtetasi Taulan Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.
Taulant Mekollari me xhup të kuq.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Efektivi i policisë i drejton armën për ta neutralizuar
