AKTUALITET, 19 Prill 2021, 10:24

Ish-kandidati i PS bashkohet me LSI në qarkun e Korçës, Braimllari publikon videon me Artur Propollogun

Ish-kandidati i PS bashkohet me LSI në qarkun e Korçës,

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku flet për takimet që ka zhvilluar në bashkinë e Devollit.

Ajo çfarë është e veçantë është se në këto takime të zhvilluara, Braimllari ka qenë i shoqëruar nga Artur Porpollogu i cili ka qenë ish-kandidat për deputet i partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

Ai tashmë i është bashkuar LSI në këtë qark.

Postimi i plotë:

Me Artur Porpollogun ish kandidat për deputet i partisë Socialiste në Korçë, i cili i është bashkuar LSI në Qarkun Korçës.

Është kënaqësi për mua që një socialist i ndershëm si Artur Porpollogu, i është bashkuar LSI-së dhe së bashku me Arturin, kemi takuar shumë socialistë ku i kemi garantuar mbështetje dhe siguri për të ardhmen e fëmijëve të tyre.