AKTUALITET, 18 Prill 2021, 22:58

Maqedonia e Veriut miraton paketën e 5-të ekonomike gjatë pandemisë, mijëra punonjës marrin paga për shkurtin dhe marsin

Maqedonia e Veriut miraton paketën e 5-të ekonomike gjatë

Maqedonia e Veriut ka miratuar edhe paketën e 5-të ekonomike teksa pandemia po mbush mbi një vit që kur ka shkuar në vendin fqinj.

Fillimisht në Kuvend, e më pas nga Presidenti, ligjet kanë marrë miratim dhe tashmë 60 mijë punëdhënës do të mundet të paguajnë 120 mijë punonjës të tyre.

Gjatë seancës në Kuvend u mundësua edhe votimi për dy deputetë të cilët ishin të infektuar ndërkohë me COVID-19, në mënyrë që të krijohej shumica parlamentare.

Kjo ndërhyrje nga qeveria maqedonase u krye për shkak se punonjësit kishin vonesa prej dy muajsh në pagim.

Tashmë punonjësit do të mund të aplikojnë deri më 30 prill për këtë pako ekonomike.