TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë shtetasi Y. B., 59 vjeç dyshohet se ka tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”.
“Shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.