AKTUALITET, 9 Gusht 2021, 14:58

Tentativa për trafikimin e 167 kg kanabisi, SPAK çon në gjykatë 23 të arrestuarit

Tentativa për trafikimin e 167 kg kanabisi, SPAK çon në

Janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 23 të arrestuarit për tentativën e trafikimit të 176 kilogramëve kanabisi. 23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e kryera, rezulton se një grup personash, që vepronin si grup i strukturuar kriminal në zonën e Skraparit kanë kultivuar, prodhuar e shitur lëndë narkotike.

Po ashtu, rezulton se pothuajse në të gjithë territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë kanabisi në parcela dhe vende të ndryshme.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar 28 parcela me bimë narkotike, në të cilat ishin ngritur impiante vaditjeje, vende qëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Gjithsej janë sekuestruar 5045 bimë narkotike kanabisi si dhe 176 kg lëndë narkotike, e gatshme për t’u trafikuar.

Mes të arrestuarve është edhe kryeplaku i fshatit Çorrogjafë në Berat Fatos Lamaj dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës, Anxhela Beshiri bashkë me vëllain e saj Fatjon Beshiri.