AKTUALITET, 9 Gusht 2021, 14:00

Emri/ Pjesë e planit të arratisjes Çekaj-Pjetri, ky është i dënuari që preu damarët te “313”

Emri/ Pjesë e planit të arratisjes Çekaj-Pjetri, ky

Zbardhen të tjera detaje nga plani për arratisjen nga burgu “313” i Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetri, një ditë më parë.

“Balkan Web” publikon emrin e të burgosurit të tretë, që ndihmoi dyshen të arratisje, ndonëse tentativa e tyre dështoi.

I dënuari që preu damarët e dorës për të shpërqendruar gardianët është shtetasi Lulzim Çepele.

Ky i fundit rezulton të jetë dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni”.