TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e zjarrit në fshatin Dukat, aktualisht paraqitet e qetë.
Aktualisht vatra zjarri janë aktive në zonë e quajtur gropat e Pirit në Karaburun.
Për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve po ndërhyhet nga ajri gjithashtu edhe nga toka, pasi autoritetet synojnë të shmangin përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Më herët Ministria e Mbrojtjes reagoi për situatën e zjarreve, duke theksuar se në vend vijon të ketë vatra zjarri aktive në fshatin Dukat i Ri si edhe në Gadishullin e Karaburunit duke paraqitur rrezikshmëri pasi ka përhapje drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.