AKTUALITET, 16 Shtator 2020, 19:58

Tensionet Greqi – Turqi në Mesdheun Lindor, Merkel komunikon përsëri me Erdogan

Tensionet Greqi – Turqi në Mesdheun Lindor, Merkel komunikon

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar online me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas CNN Turk, të dy udhëheqësit kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë.

Siç bëjnë me dije mediat turke Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor.

Pjesë e kësaj bisede mes Merkel dhe Erdogan ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan.

Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.