AKTUALITET, 16 Shtator 2020, 16:36

Konfirmohen nëntë raste të reja me Covid-19 në Vlorë, pjesa më e madhe në fshatin Cerkovinë

Konfirmohen nëntë raste të reja me Covid-19 në Vlorë,

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u konfirmuan 144 raste të reja me Covid-19. Prej këtyre rasteve, 9 të infektuar u regjistruan në Vlorë.

Abcnews.al mëson se rastet janë kryesisht nga kontaktet. Pesë janë konfirmuar në fshatin Cerkovinë dhe një tjetër në fshatin Babicë të Vlorë.

Ndërsa, tre rastet e tjera janë konfirmuar në qytet.