TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusi në vendin tonë.
Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.
Mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.
Ndërkohë, raportohet se mjeku vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.
Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.