AKTUALITET, 16 Shtator 2020, 15:48

65 të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

65 të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në

Në 24 orët e fundit 65 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 65 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Numri i të shëruarve prej Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e kanë fituar 6668 qytetarë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1048153002307416