AKTUALITET, 23 July 2026, 12:40

Akuzat/ “Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ka identifikuar me emra persona që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja dhe që komandojnë dhunën në protestë.

Sipas Ballës qëllimi i tyre është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se në ditët në vijim pret nga organet e drejtësisë procedime konkrete.

“Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë.

Ta Gardës Revolucionare padyshim. Dritan Goxhaj është shërbëtor i regjimit iranin. Një njeri që mbështet aktet terroriste të Iranit publikisht, dënon aleatin strategjik dhe mikun e vyer SHBA-të, është shërbëtor i Iranit.

Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin shqetësimet dhe besoj që në ditët në vijim do të kenë fakte konkrete dhe procedime konkrete”, tha Balla.