TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi pasi akuzohet për favorizimin e të dënuarve për liri me kusht në këmbim të ryshfeteve.
Në dosjen hetimore në ngarkim të tij, thuhet se Këlliçi nuk i raportonte sjelljet e të dënuarve që duhet të përfitonin “liri me kusht”, edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.
Në shumë raste, edhe pse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ia dërgonte Komisionit të Disiplinës, ky i fundit nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.
Mësohet se Këlliçi është hetuar prej 1 muaji nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve dhe dosja i është dërguar Prokurorisë së Beratit, bashkë me provat dhe dëshmitë e mbledhura.
Burime nga Prokuroria e Rrethit Berat konfirmojnë se çështja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat, Hiqmet Këlliçi, ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot, pas hedhjet së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.
Kjo është çeshtja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi. Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim detyre” nga SHKB-ja, pasi shoferi i tij, me urdhër të drejtorit takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për t’u siguruar favore.
Ky nuk është rasti i parë që një drejtor burgu ka probleme me drejtësinë. Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, u arrestua drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga, së bashku me dy persona të tjerë.
Sipas SPAK, Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.