AKTUALITET, 9 Qershor 2018, 21:31

Të shtëna me armë zjarri pas konfliktit për një koshere blete, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri pas konfliktit për një koshere
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në Belsh, ku dy persona janë konfliktuar për një koshere blete.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë një person, shtetasi Adriatik Kasa.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për ndalimin e tij.