AKTUALITET, 9 Qershor 2018, 21:08

Garda e Republikës porosit 6 fuoristrada tek “CLASSIC” i Agron Papulit

Tpz.al zbulon një seri tenederësh për automjete, ku Agron Papuli dhe kompania e tij "CLASSIC" ka fituar gjysmën e fondit prej më shumë se 1 milionë euro që kishte vënë në dispozicion Garda e Republikës për të blerë automjete.

Një nga lotet më të përfolur,  ishte ai i blerjes së 6 automjeteve me vlerë 357 milionë lekë pa TVSH (rreth 440 milionë lekë me TVSH) nga Garda e Republikës, i bërë publik edhe më parë nga Tpz.al.

 

Ende nuk janë dhënë detaje të këtyre makinave, pasi mund të cilësohet si e sigurisë së lartë.

Ndërkohë, duke u fokusuar edhe tek tenderat e tjerë, Tpz.al ka mësuar se, 4 lote të tij janë fituar nga kompania ‘CLASSIC”, me pronar Agron Papulin. Sipas këtyre dokumenteve, Papuli ka fituar loin 7, për blerjen e një foristrade Pick-Up për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar me fond 93 milionë lekë të vjetra.

Gjithashtu, edhe lotin 12, për blerjen e një autmjeti foristrade 4x4 për Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me fond 36 milionë lekë të vjetra.

Para pak javësh, Tpz.al publikoi dokumenet e këtij tendri, ku Minisria e Brendshme akordoi më shumë se 1 milionë euro për të blerë automjete për disa institucione.

/TPZ.AL/