AKTUALITET, 9 Qershor 2018, 17:43

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje tregtaren

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në urën e Kushes në Elbasan. Fax News raporton se në aksin Elbasan – Metalurgji një mjet Mercedes që po vinte nga Tirana ka përplasur për vdekje një tregtare që po shiste fruta në anë të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.