AKTUALITET, 9 Qershor 2018, 17:15

Ilir Meta tregon ku do t’i kalojë pushimet, fton të gjithë turistët të vizitojnë këtë zonë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë sot në Bashkinë Pustec ku së bashku me autoritetet vendore kanë çelur sezonin turistik.

Meta ka ftuar të gjithë “turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës”.

Në një postim në Facebook, Meta ka treguar se ka zgjedhur që disa ditë nga pushimet e tij t’i kalojë pikërisht këtu.

Postimi i Metës:

Së bashku me autoritetet vendore çelëm sot sezonin turistik në Bashkinë Pustec. Ftoj turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale. E mahnitshme Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit. I uroj sezon të mbarë turistik Bashkisë së Pustecit, ku kam vendosur të kaloj disa ditë gjatë pushimeve verore.

35050032_1783100241736241_8133440754539298816_n 34844027_1783100108402921_162062679584800768_n 35064515_1783100035069595_7101779044420550656_n