AKTUALITET, 9 Qershor 2018, 19:26

Humbi ndjenjat në palestër, çfarë thanë mjekët kosovarë për vdekjen e Fadil Vokrrit

Humbi ndjenjat në palestër, çfarë thanë mjekët

Fadil Vokrri futbollist i famshëm i Kosovës, Prishtinës, Kombëtares së Jugosllavisë dhe Partizanit të Beogradit u nda nga jeta paraditen e sotme në mënyrë të papritur si pasojë e një sulmi kardiak. Vokrri pësoi goditje në një qendër fitnesi dhe qe gati i pamundur shpëtimi i tij. Kjo gjë konfirmohet edhe nga mjekët të cilët në dalje të Qendrës Spitalore në Prishtinë kanë dhënë një deklaratë për mediat e interesuara, ku kanë theksuar se Vokri ka ardhur i pajetë në spital. (Më poshtë video e deklaratës së mjekëve)