AKTUALITET, 8 Janar 2020, 13:48

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, autorët dy vëllezër. Policia jep detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, autorët dy


Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë drejt banesës së Gjergj Mhillajt në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se drejt banesës së tij në fshatin Grudë është qëlluar me breshëri armësh nga dy persona, të cilët sipas policisë janë vëllezër.

Nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e konflikteve të vjetra mes dy familjeve.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

(Foto ilustruese)