TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Miku i mësuesit të ekstraduar në Turqi tregon si mbërritën në Shqipëri
Shtetasi turk Selami Simsek pritet të dalë para gjykatës së Tiranës më 15 janar 2020. Ai u arrestua në të njëjtën me Harun Çelik në aeroportin e Rinasit me një pasaportë false kanadeze.
Ky i fundit kishte prerë një biletë për udhëtim drejt Torontos, ndërsa pasaporta e falsifikuar kishte si afat përfundimtar muajin prill të vitit 2020.
Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i larguar drejt Turqisë.
Simsek do të dalë në Gjykatën e Tiranës në datë 15 janar ku do të gjykohet nga gjyqtari Ahmet Metalian për akuzën "falsifikim pasaporte" e ngritur nga prokurorja Anila Galaxhi.
Para grupit hetimor ai ka rrëfyer rrugën që ka ndjekur deri në Shqipëri. Fillimisht ka deklaruar se një shtetas turk e ka ndihmuar kundrejt një shumë për kalimin drejt Kanadasë.
Një kushëri i tij ka paguar paratë nëpërmjet një llogarie bankare, me pas ka udhëtuar drejt Kosovës.
Në Prishtinë në afërsi të parkut të autobusëve e kanë akomoduar në një banesë, së bashku me mësuesin Harun Çelik, ndërsa një person që nuk e njihte i ka marrë pasaportën dhe ia ka kthyer pas disa ditëve të vulosur me vizën kanadeze të falsifikuar.
Më pas ai ka udhëtuar drejt Tiranës nga dogana e Morinës, dhe ka qëndruar disa ditë në Shqipëri.
Me pas ka prerë biletë nga Rinasi në Vjenë dhe me destinacion përfundimtar Toronto.