AKTUALITET, 8 Janar 2020, 13:37

Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, Presidentja e KE-së: Të ulen armët, të nisë dialogu

Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, Presidentja e KE-së: Të ulen


Bashkimi Europian reagon për sulmin e Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane në Irak.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve kushtuar Iranit, Libisë dhe Lindjes së Mesme tha se Bashkimi Evropian nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.

Ajo theksoi më tej se përdorimi i armëve duhet të ndalet tani në mënyrë që të ulen edhe tensionet. Sipas saj duhet të nisë dialogu mes SHBA-së dhe Iranit.

Irani sulmon me 22 raketa dy bazat ushtarake të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Sulejmani.

Sulmin e kanë marrë përsipër Garda Revolucionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sulme.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.