AKTUALITET, 25 July 2026, 19:53

Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës

Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari,

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin. 

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.