AKTUALITET, 25 July 2026, 17:37

Evropa Jugperëndimore ‘nën pushtetin e flakëve’/ Momenti dramatik në Francë, gazetarja në panik pas shpërthimeve të forta nga zjarret 

Evropa Jugperëndimore ‘nën pushtetin e flakëve’/

Situata në Evropën jugperëndimore vijon të mbetet shqetësuese. Imazhet tregojnë pamje dramatike ndërsa zjarret janë përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi.

 Si pasojë e zjarreve vetëm në Spanjë, konkretisht në rajonet e Madridit dhe Avilës, flakët kanë djegur tashmë më shumë se 250,000 hektarë tokë.

Ndërsa në Francë, dëmet janë shkaktuar në rajonin e madh të Bordeaux, ku zona e djegur po i afrohet 400,000 akrave .   

Të përballur me rrezikun ekstrem, autoritetet franceze dhe spanjolle vazhduan me evakuime paraprake të vendbanimeve, duke larguar me nxitim afërsisht 270,000 njerëz nga shtëpitë e tyre.

Për shkak të situatës ekstreme dhe shterimit të burimeve lokale, Parisi dhe Madridi paraqitën zyrtarisht një kërkesë për të aktivizuar mekanizmat evropianë të ndihmës emergjente me qëllim forcimin e forcave tokësore dhe ajrore të shuarjes së zjarreve.

Ndërsa një incident i rëndë u regjistrua i në zonën Cap-Ferret, pranë Bordeaux,  me të cilat përballen ekipet e ndihmës në vijat e para të fronteve të zjarrit.

 Gazetarja e cila po mbulonte zhvillimin dhe raportimin e dëmeve shkatërruese që preku rajonin e Girondës kur flakët arritën në një pikë ku ndodhej një bombol gazi, u gjet përballë një shpërthimi që krijoi një zhurmë shurdhuese.

 Vala goditëse tronditi ekipin, me kamerën që regjistroi kornizë pas kuadri momentin e shpërthimit përpara se sinjali të ndërpritej me nxitim për sigurinë e gazetarëve.