TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Fermë-Partizani në Berat. Një shtetas 43-vjeçar i identifikuar nga policia me inicialet E.P ka plagosur me armë një 32-vjeçar me inicialet D.B. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 16.45 dhe dyshohet se shkak janë bërë për motive të dobëta.
Menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Berat ku thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu thonë se po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e përplasjes me armë.