Sot është përkujtuar 75 Vjetori i Kongresit të Përmetit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u vendosën kurora me lule në monumentin e partizanit çlirimtar. Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte prania e fotografisë së diktatorit Enver Hoxha, jo vetëm gjatë homazheve, por edhe brenda ndërtesës historike ku u mbajt ky kongres.
Mazhoranca qeverisëse kishte përfaqësuesit e saj në këtë ceremoni: deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj. Ata folën për rëndësinë historike të Kongresit të Përmetit, teksa pas shpinës së tyre qëndronte fotografia e Enver Hoxhës.
Natyrisht që ne nuk i ndalojmë dot ithtarët e Enver Hoxhës e as nostalgjikët e regjimit të tij diktatorial, por së paku në ceremoni të tilla të organizuara nga institucione publike fotografia e tij dhe pankartat që lartësojnë diktatorin duhen evituar.
Glorifikimi i figurës së Enver Hoxhës është i rrezikshëm dhe përdhos mijëra viktimat e pafajshme të regjimit të tij. Shihni fotot dhe videon më poshtë.