AKTUALITET, 24 Maj 2019, 18:07

Spiropali mundohet t’i ushtrojë presion opozitës: Koha po mbaron…

Spiropali mundohet t’i ushtrojë presion opozitës: Koha po


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një video në rrjetet sociale.

Spiropali, duke kujtuar se dhe pak ditë kanë mbetur nga nisja e fushatës zgjedhore,  i ka bërë thirrje opozitës që të nis dialogun, pasi sipas saj koha po mbaron.

Sipas Spiropalit intervista e dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme në  programin “Opinion” është prova më e qartë që zgjedhjet e 30 qershorit duhet të bëhen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllet puseta e hapur e epidemisë së politikës shqiptare.