AKTUALITET, 24 Maj 2019, 21:29

E rëndë/ I bie dollapi mbi trup, humb jetën nxënësi 9-vjeçar

E rëndë/ I bie dollapi mbi trup, humb jetën nxënësi

Një djalosh 9-vjeç ka humbur jetën, pasi mbi të ra një dollap në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në Angli, ku vogëlushi po ndiqte një klub noti pas mësimit.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Sipas policisë, ata kishin shkuar menjëherë pasi ishin thirrur nga stafi i shkollës dhe kishin gjetur të miturin të ngecur poshtë dollapit.

Ata sqaruan se djali mund të jetë ngjitur mbi dollap, i cili më pas ka rënë duke bllokuar edhe 9-vjeçarin nën të.