AKTUALITET, 20 Nëntor 2019, 22:26

“Të shpallet në kërkim Prokuroria”, ish-deputeti i PD: Kemi dorëzuar prova e fakte për Unazën e Re, asnjë veprim, asnjë hetim

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu kërkon të shpallet në kërkim Prokuroria. Në një status në “Facebook”, Balliu kujton se Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re por Prokuroria nuk bën asnjë veprim e asnjë hetim dhe as nuk pezullon punimet. Sipas tij, prokuroria sillet sikur nuk ekziston.

Mesazhi i plotë i Balliut

“TË SHPALLET NË KËRKIM PROKURORIA

Nuk ka Prokurori e as prokuror.

Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston.

PD ka bërë kallëzim dhe ka dorëzuar prova e fakte për aferën korruptive që po ndodh tek Unaza, e ku qindra familje rrezikojnë të mbeten ne qiell të hapur, Prokuroria nuk bën asnjë veprim.

Prokuroria nuk nis hetimet e as nuk pezullon punimet.

Prokuroria NUK është aty.

Prokuroria të SHPALLET NË KËRKIM”, shkruan Balliu.