AKTUALITET, 20 Nëntor 2019, 20:15

Truproja shqiptar i këngëtareve të famshme kapet me 560 kg drogë

Truproja shqiptar i këngëtareve të famshme kapet me 560 kg

Një organizatë që merrej me trafikun e drogës, e përbërë nga shqiptarë dhe grekë është goditur nga policia fqinje.

Në krye të kësaj organizate ishte një shqiptar 36 vjeçar ndërsa një nga të arrestuarit shqiptar ishte truproja i dy këngëtareve të famshme greke, të cilit iu kap në banesë 560 kg drogë.

Këngëtaret nuk e dini që truproja që kishin punësuar për të ruajtur dhomat e tyre të zhveshjes, ishte i lidhur me trafikun e drogës. Po kështu as biznesmenët që kishin në pronësi lokalin.

Sipas newsit.gr, organizata ishte një çështje familjare, pasi ajo përfshinte një nënë me djalin dhe vëllain e saj, të gjithë nga Shqipëria.