TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama rrallëherë i pranon hapur kritikat që i bëhen lidhur me qeverisjen e tij, për të mos thënë kurrë.
Ditën e sotme një rast i pazakontë ka ndodhur me një qytetar, i cili i ka dërguar mesazh në numrin e tij. Rama i acaruar nga mesazhi, e ka telefonuar qytetarin dhe ka zbrazur mbi të një lum me sharje dhe ofendime të rënda.
"Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara", i thotë kryeministri i vendit një qytetari në telefon.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përdor fjalor banal. Pak kohë më parë ai ofendoi një gazetar sërish në telefon, ndërkohë që fjalorin banal e ka përdorur edhe në parlament, prandaj më shumë se sa lajthitje e kryeministrit, fjalori banal dhe fyerjet reflektojnë karakterin dhe sjelljen e përditshme të kryeministrit.
Qytetari shkruan në mesazhin e tij për JOQ.al:
Përshendetje, i dergova sot kete sms kryeministrit. Degjoni vidion se si më shan me fjalor rruge. Me mori telefon se i dhembi fjala vjedhie. Rregjistrimin e bera nga nje telefon tjeter me shpejtsi se nuk e prisja te me merte telefon.