TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një seri grabitjesh kanë ndodhur përgjatë natës në Shëngjin. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë e këmbimit valutor dhe 3 dyqane. Deri më tani nuk dihet shuma e parave që kanë marrë grabitësit.
Ndërkohë, nuk dihet ende pas grabitjeve fshihet i njëjti grup kriminal, apo autorët kanë qenë të ndryshëm.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, Policia e Lezhës ngriti disa postblloqe, për të bërë të mundur edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen.