AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 16:45

"Të Paekspozuarit" shpall Arben Ahmetajn, njeriun e vitit 2020. Ja pesë meritat e tij të veçanta!

"Të Paekspozuarit" shpall Arben Ahmetajn,  njeriun e vitit 2020.


"Të Paekspozuarit" ka shpallur njeriun e vitit 2020, ministrin e  Rindërtimit, Arben Ahmetajn.

Pas vëzhgimeve, hulumtimeve dhe konsultimeve të gjera, redaksisë tonë i rezulton se në këtë vit të mbrapshtë, për mbarë njerëzimin, por veçanërisht për Shqipërinë, Arben Ahmetaj, ka qenë i vetmi, që jo vetëm i ka mbijetuar të gjitha fatkeqësive, por ka dalë gjithmonë në krye, duke marrë detyra me rëndësi madhore, pra si të thuash, njeriu i vetëm që ka bërë "lart e më lart".

Më poshtë ndiqni videon me meritat e veçanta të tij, gjatë vitit 2020!

NJERIU I VITIT 2020 - ARBEN AHMETAJ

Merita të veçanta për:

- Gradim në kohë kolere: Në çdo fatkeqësi që i ndodh Shqipërisë, ai caktohet ministër fuqiplotë i saj.

-Raporti me pasurinë: Edhe kur ikën me vrap, paraja e ndjek këmba-këmbës.

- Është magnet për biznesmenët: Ka udhëtuar në makinë me 500 biznesmenë, që edhe i ka shokë edhe nuk i njeh.

-Shije të hollë në veshje: E ka lënë Edi Ramën shumë mbrapa, në modë, stil, çmim dhe cilësi plaçke.

-Njeriu më me fat në botë: Po ta hedhësh nga avioni, nga çdo lartësi, ai bie vetëm në këmbë.

-Reputacion absolut në botën femërore: Është shpallur si “tigri” më dominant, në Tiranë dhe më gjerë.

/ TPZ.al/