AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 16:24

4 humbje jete dhe 581 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

4 humbje jete dhe 581 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 581 raste pozitive me koronavirus nga 2681 testime të kryera në total. Ndërkohë 4 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje, konkretisht 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 581

Të shëruar në 24 orë 485

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2681

Testime totale 260,560

Raste pozitive 57,727

Raste të shëruara 33,185

Raste Aktive 23,368

Humbje jete 1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13432

Fier 1591

Shkodër 1300

Durrës 1220

Vlorë 1011

Korçë 948

Lezhë 884

Elbasan 877

Berat 784

Gjirokastër 491

Kukës 431

Dibër 399