AKTUALITET, 11 Prill 2019, 15:18

Grabitja/ Basha: Tregoi dështimin e policisë dhe rënien e shtetit

Grabitja/ Basha: Tregoi dështimin e policisë dhe rënien e shtetit


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot para mediave ku foli sërish për grabitjen e dy ditëve më parë në Rinas. Basha tha se ngjarja tregoi dështimin e policisë dhe rënien e shtetit para krimit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se mendon si të vjedhë Shqipërinë me oligarkët.

Basha e cilësoi grabitjen pjesë të së tërës që po ndodh në vend.

“48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private. Si për çdo gjë tjetër fajin e ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja. Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ngjarja e rëndë e Rinasit mund dhe duhet të ishte parandaluar, ndërsa pohoi se vrasja dhe rrembi i biznesmenëve dhe bankierëve ka nisur me ardhjen e Ramës në pushtet.

“Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania. Në bordin e Autoriteti civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qytetit. Zonja dhe zotërinj m 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse në skenë. Ngjarja duhet të ishte parandaluar.Sandër Lleshaj në Deklaratë i bëri bisht një fakti të rëndësishëm, nuk iu dha përgjigje. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh”, shtoi Basha.