TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria ka marrë nën kontroll portat e jashtme të aeroportit të Rinasit, nga ku hynë grabitësit për të realizuar grabitjen spektakolare të 10 milionë eurove (shih fotot më poshtë). Ata mundën të depërtojnë në pistë, në avionin e linjës Tiranë-Vienë duke kërcënuar me armë personelin.
Qeveria ka dërguar ushtrinë për të ruajtur sigurinë e aeroportit. Mes qeverisë dhe koncesionarit, ka nisur një "luftë", deklaratash lidhur me përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur dhe cënimin e sigurisë Kombëtare. Qeveria pretendon se përgjegjësia bie mbi kompaninë koncesionare, ndërsa kjo e fundit deklaron se policia ka qenë prezente në çdo cep të aeroportit dhe ka për detyrë ruajtjen e sigurisë edhe në aeroport, sepse ai është pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë.
FOTO: