TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja zbulohen për shpërthimin me lendë eksplozive të ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në lagjen “Rilindja” në Vlorë.
Lënda plasëse, e cila mendohet rreth 200 gram, ka qenë e vendosur ne hyrjen e një lokali pronë e ish-portierit të Flamurtarit, Servet Zyberi.
ga shpërthimi i lëndës plasëse fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Kanë qenë banoret e pallatit pranë këtij biznesi të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje Servet Zyberin dhe djalin e tij. “BalkanWeb” mëson se babë e bir kanë deklaruar të mos kenë konflikte me asnjë person, rrjedhimisht as dyshime se kush mund të jenë autorët e mundshëm.
Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona. Policia po heton gjithashtu probleme personale të djalit të ish-sportistit.