TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka njoftuar se ditën e hënë banorët e Kukësit do të protestojnë sërish kundër vendosjes së taksës te ‘Rruga e Kombit’.
Të hënën nis edhe aplikimi i tarifës, teksa Shehaj bën të ditur në rrjetin social Facebook, se ai dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar.
Deputeti demokrat i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës, sipas tij, për ti dhënë një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më.
Postimi i plotë i Agron Shehaj
Te hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do ngrihen përsëri kundër taksës së rrugës se kombit?, një vjedhje? e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.
Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje te banorëve, kundër pushtetit grabitqar.
Ju ftoj të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t’ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar? që shqiptarët nuk durojnë dot më.