AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 19:30

Kapet me kokainë dhe 16.000 euro, arrestohet i riu shqiptar

Kapet me kokainë dhe 16.000 euro, arrestohet i riu shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar me iniciale S.D. është vënë në pranga nga policia italiane, pasi në makinën që përdorte dhe banesën ku jetonte janë gjetur drogë dhe para.

Siç raportojnë mediat italiane: Për një kohë të gjatë, ishin vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të të rinjve drejt shtëpisë së tij. Dhe kështu, natën e së mërkurës, policia vendosi të kryejë një kontroll.

Në makinë e banesën e tij u gjetën e sekuestruan dhjetëra doza kokainë dhe euro, që dyshohet se janë fituar nga shitja e drogës.

Karabinierët në Galliate arrestuan 29-vjeçarin shqiptar, pa precedentë të mëparshëm penalë dhe banues prej vitesh në këtë zonë. Ai raportohet se e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

Pas kontrolleve në makinën e shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe materiale paketimi të drogës.