TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisionerja e Transportit Violeta Bulc tha në një konferencë për shtyp se organi ekzekutiv i BE-së do ta linte në dorën e qeverive në mbarë bllokun për të rënë dakord nëse do të përdorin përgjithmonë kohën e verës apo atë të dimrit, raporton “VOA”.
Ajo shtoi se propozimi parashikon që tetori i vitit 2019 të jetë hera e fundit që evropianët do të duhet të rregullojnë orët e tyre:
“Nëse Këshilli dhe Parlamenti Evropian do të vendosin të mbështesin propozimin e Komisionit, tetori i vitit të ardhshëm do të jetë hera e fundit që ndryshojmë orën. Ose do të qëndrojmë me kohën e verës ose, ato vende që vendosin të përdorin kohën e dimrit, do ta ndryshojnë atë në dimër në tetor”.
Që nga viti 1996, sipas ligjit të BE-së ka lëvizur koha përpara me një orë të dielën e fundit të marsit dhe mbrapa me një orë të dielën e fundit të tetorit.
Por Finlanda, bëri thirrje këtë vit që BE të ndalë këtë praktikë, të cilën kritikët thonë se mund të shkaktojë probleme afatgjata shëndetësore, veçanërisht në mesin e fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve. Studimet kanë treguar se ndryshimi i orës prish oraret e gjumit dhe mund të ndikojë në produktivitetin në punë. Më shumë se 80 për qind e shtetasve të BE-së duan të shfuqizohet ndryshimi i orës.
Çdo ndryshim do të kërkojë miratim nga qeveritë kombëtare dhe nga Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj – një proces që mund të zgjasë deri në dy vjet.